Ekipi i Brajtonit, tanimë, edhe zyrtarisht, është anëtar i Premier Ligës angleze, ku, në sezonin e ardhshëm, ai do të luajë, për herë të parë, me këtë emër në konkurrimin më elitar, duke qenë se në ligën më cilësore të Anglisë ai ka luajtur para 34 vitesh. Brajtoni në raundin e 43-të të Campionshipit arriti fitore 2-1, në fushën e vet, ndaj Viganit, ndërkohë që për shtat i shkoi atij edhe barazimi 1-1 mes Derbi Kauntit dhe Hadersfildit, kështu që, në fund të kampionatit, në rastin më të keq, Brajtoni mund të dalë në vend të dytë që, gjithashtu, i garanton atij ngjitjen ne Premierë Ligë. Menjëhrë mbas ndeshjes së fundit, tifozët e Brajtonit zbritën dhe mbushën plot e përplot fushën, ku, së bashku me lojtarët, festuan promovimin në Premier Ligë.
sfidanti.al