Pas lindjes se vajzes, Irina Shayk rimerr si me magji format ndjellese

Irina Shayk rishfaqet në formën e saj më të mirë pas lindjes së vajzës së saj, Lea, fryt i lidhjes së modeles me aktorin Bradley Cooper. Ajo që më parë ishte e fejuara e yllit të Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, publikoi në rrjetet sociale një foto të saj në bikini ku duket perfeksioni në linjat e saj, madje nuk ka asnjë shenjë të paslindjes.

Nuk janë të paktë ata që kanë shfaqur dyshimet e tyre për këtë imazh të Shayk duke marrë parasysh faktin që rusja e lindi fëmijën e saj në fund të muajit mars edhe pse ajo e kishte shoqëruar foton me hashtagun #currentsituation. Dyshimet u shuan pikërisht nga portali JustJared.com që konfirmoi se fotoja e ruses ishte realizuar të martën e kaluar.

sfidanti.al