Që sezonin e kaluar u sigurua Nabi Keita, mesfushor sulmues i Lajpcigut, pak ditë më parë u mor Fabinjo nga Monako, ndërsa shumë pranë duket blerja e radhës. Liverpuli mund ta quajë thuajse të përfunduar marrjen e Nabil Fekirit nga Lioni për rreth 60 milionë euro, ndërsa Klop po i shton “muskujt” skuadrës. Në 8 muaj, trajneri gjerman po bën blerjen e tretë me vlerë mbi 50 milionë paund stërlina, pas Keitasë (mbi 58 milionë euro) Virgil Van Dajkut (85 milionë euro). Në pritje është lëvizja për portierin Alison të Brazilit e Romës (që mund të kushtojë 60 apo më shumë milionë euro) dhe po ashtu për Xherdan Shaqirin.
Sfidanti.al