Trajneri i përfaqësueses së Anglisë, Garet Sauthagejt, deklaroi se atij do t’i duhet të marrë disa vendime të vështirë para ndeshjes së parë të Kupës së Botës Rusi-2018. Anglia mundi 2-0 Kosta Rikën, në ndeshjen e fundit përgatitore, ndërkohë që në fushë ai nxori një formacion tjetër nga ai që përdori kundër Nigerisë. Golat për “Albionin krenar” i shënuan Markus Rashford dhe Deni Uellbek që hyri në lojë si zëvendësues.
“Do të më duhet që të marr disa vendime të vështirë, por, sidoqoftë, në të mirë të punës. Jo çdokush mund të luajë atje, ku do të dojë. Ne duam që lojtarët të luftojnë për vendin e tyre dhe ata, në fakt, kështu u përpoqën që të bëjnë edhe në ndeshjen e fundit, kështu që në këtë drejtim unë jam i kënaqur. Unë kisha bërë 10 ndryshime në formacionin tonë. Në tërësi, të gjithë luajtën mirë, u mbrojtën dhe lëvizën mirë, organizuan sulme të rrezikshme, ndërkohë që ne treguam se kemi energji të mjaftueshme. Kur luan mirë, shënon edhe gola të bukur. Duke u hedhur një sy përgatitjeve të fundit trijavore, nuk mund të jem më shumë i kënaqur. Vështirësitë që na dalin, vetëm se na bashkojnë më shumë”, vuri në dukje Sauthgejti.
Ndeshjen e parë në Botëror, Anglia e ka me Tunizinë, më 18 qershor, ndërsa, më 24 qershor, do të ketë përballë Panamanë dhe do ta mbyllë grupin me ndeshjen kundër Belgjikës, më 28 qershor.
Sfidanti.al