Barcelona, sikurse bën të ditur media spanjolle, po bën gati një ofertë interesante për stoperin e Napolit, Kalidu Kulibali. Gazeta “Sport” shkruan se Barcelona po përgatit një ofertë, sipas së cilës ajo do të japë 40 milionë euro dhe tre lojarë që të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të shkëlqyer të lartpërmendur të Napolit. Andre Gomez, Pako Alkaser dhe Denis Suarez janë pjesë e “paketës” që i ofron klubi katalonjas Napolit, veç 40 milionë eurove.
Sidoqoftë, tani duhet që të pritet përgjigja e presidentit “kontrapedal” të Napolit, Aurelio De Laurentis. Në fakt, për Kulibalin ka pasur interesim edhe nga klube të tjera, ndërkohë që kohët e fundit Napoli hodhi poshtë një ofertë të Çelsit.
Sfidanti.al