Shprehja “paraja shkon te paraja”, pasqyrohet mjaft mirë në futbollin anglez. Federata e Futbollit të këtij vendi sapo ka nënshkruar një kontratë për të drejtat televizive për FA Cup që arrin vlerën e 1 miliardë dollarëve.
Marrëveshja, e cila është 6-vjeçare, parashikohet të hyjë në fuqi në sezonin 2018/2019, ndërkohë që zyrtarizimi i saj do të bëhet javën ardhshme.
Mësohet se Pitch International ka garantuar mbi 300 milionë dollarë për të drejtave televizive të Kupës së Anglisë në tregun europian dhe të Lindjes së Mesme, ndërsa agjencia tjetër, IMG do shpenzojë 700 milionë Dollarë për këto tyë drejta në pjesën tjetër të botës.
Ky investim tregon edhe njëherë interesin e madh të Federatës Angleze për këtë kompeticion, pavarësisht dominimit të Premier League. Në Britani, BBC dhe BT Sports kanë rinovuar kontratat e tryre për transmetimin e ndeshjeve të FA Cup deri në vitin 2021