Fundi i ndeshjes mes Noruiçit dhe Prestonit solli një situatë që rrallë herë ose asnjëherë nuk e sheh në fushat e futbollit. Pikërisht, para fundit të ndeshjes, një nga gjyqtarët anësorë u ankua se kishte pësuar një dëmtim, kështu që ai do të duhej që të zëvendësohej nga gjyqtari i 4-t që, në fakt, shërbën edhe për situata të tilla, kur një nga gjyqtarët anësorë, për një arsye ose tjetër, duhet të zvëndësohet.
Por, kësaj here, situata i komplikua, pasi nuk kishte person zyrtar që të zëvendësontë gjyqtarin e 4-t, kështu që gjyqtari kryesor donte që ta ndërpriste ndeshjen. Në këto kushte, në ndihmë erdhi një tifoz i Noruiçit që u ofrua të shërbente si gjyqtar i 4-t dhe ai, pa ndonjë problem, e çoi ndeshjen deri në fund. Kështu, tifozi-gjyqtar “punoi” 10 minutat e fundit, duke treguar një zëvendësim dhe kohën shtesë të ndeshjes.
Sfidanti.al