U vodh Partizani me Skënderbeun? Lorenc Jemini ringjall golin e vdekur

Ka një shrehje popullore që thotë se “fillimi i mbarë është gjysma e punës”, por kur fillimi nuk është i mbarë, madje ndez dyshime, edhe një ndeshje futbolli që vlen 90 minuta, mbetet peng i nje episodi. Ishte minuta e 4-t e ndeshjes Partizani- Skënderbeu dhe  Progni morri një top nga Batha dhe e dërgoi në rrjetë, kurse  për gjyqtarin kishim të bënim më një pozicion jashtë loje. E pa keq arbitri siç ndodh rëndom, apo gaboi populli, të cilit futbolli po kërkon t’i vërë sye me pahir? Nga pamjet shihet qartë se sulmuesi i Partizanit ka qënë në një vijë me mbrojtësin e Skënderbeut, Aliti. Ishte apo nuk ishte? E vranë golin apo “vrau” veten ?  Lorenc Jemini,i dënuari me stemë për tradhëti të klasit të lartë ndajs shefave,  ndryshe nga “snajperët zyrtar”,  siç mund të pagëzohen maviolat e komanduara, shpalosi bindjen se goli është i regullt. Sipas tij ,futbollistët ishin në vijë të drejtë dhe aksioni nuk mund të “vritej” nga gjyqtari Hamiti dhe ndihmësat e tij.

“Lotët” e Partizanit në këtë ndeshje ku më shumë punoi zemra sesa koka, ndaj edhe mungoi fitorja, të çojnë edhe në një rast penalltie, ku protagonist ishte Asani dhe Jashanica.  Nëse do të besonim në futbollin “elektrik”,  siç  duan të na  mësojnë maviolistët me shprehjen pikante “ ka kontak apo s’ka kontakt”, edhe në këtë episod ka një shkëndije  elektrike, tjetër punë që arbitrat nuk janë mësuar ta shikojnë Partizanin me syrin e mirë.

Ishte apo nuk ishte? Episodet kanë shkuar në thesin e madh të Superligës, por ajo që do të mbetet është shija e mirë e kthesës së “demave të kuq”. Ka disa që kanë lidhur kokën me peshqir pas rasteve flagrante të Trashit dhe Sukajt, por nëse kujtojnë pak batakun ku ishin me italianin Juliano, kanë arsye të festojnë moralisht, pa patur sindromin e pikëve .

Sfidanti.al