Pushteti i lojtarëve, Obamejang shkelmon që të ikë nga Dortmundi

Në verë mund të ishte transferuar për shifra të frikshme. Pjer-Emerik Obamejang mbetet sërish një nga sulmuesit më të vlerësuar në botë, por kartoni i tij ka rënë shumë së fundmi në “bursën” e futbollit. Vetë sulmuesi afrikan duket se po e nxit diçka të tillë, ndërsa këtë sezon po kalon nga një problem disiplinor në tjetrin. Përjashtimi me karton të kuq në derbin e Rurit në Bundesligë ndaj Shalkes ishte pika që derdhi “gotën” për trajnerin Peter Bosh.

Holandezi i ardhur nga Ajaksi u shpreh shkurt se “Obamejang prishi gjithçka”, ndërsa informacionet nga klubit janë që sulmuesi do të transferohet në verë, madje ndoshta që në janar. Në Angli, Liverpuli e Çelsi i “ngritën veshët përpjetë”, pasi kanë qenë admirues të tij prej kohësh. Ndoshta të kuqtë kanë një plus pasi Obamejang ka punuar më parë me trajnerin e tyre, Jurgen Klop.

Sfidanti.al