Maradona edhe si baba s’përmbahet: ish-gruan dhe vajzën i do në burg !

Asi legjendar e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, duke ndjekur rrugën gjyqësore, ka kërkuar që ish-bashkëshortja e tij, Klaudia Vijafane, dhe e bija që ta kanë nga martesa e tyre, Bianka, të mbyllën mbas hekurave të burgut, sepse gjatë viteve 2000-2015, nga llogaritë e tij bankare ato kanë vjedhur mbi 4 milionë euro. Atëkohë, Kluadia kishte akses te llogaritë financiare të Maradonës, kështu, ajo së bashku me të bijën, ish-bashkëshorten e Serhio Aguerës (Mançester Siti), kanë përvetësuar, përmes një “operacioni të shpëlarjes së parave”, një shumë të konsiderueshme parash të Diego Maradonës.

“Dhe çfarë mendoni, ju, se duhet të bëjë Diego, t’i lutet gjyqtarit që të mos t’i dënojë ato? Ai nuk mund ta ndalojë hetimin, sepse, tani, atë e ka në kompetencë zyra federale e hetimeve”, vuri në dukje avokati i Maradonës, Matias Morda.

Sfidanti.al