Triple H i WWE nderon Hamilton; i dhuron Brezin e kampionit

Triple H është një emër mjaft i njohur për admiruesit e sportit të Wrestling. Ai është fitues i 14 titujve kampion në WWE Championship dhe në World Heavyweight Championship. Për përvecse një ‘luftëtar’ i paepur në ring, Triple H është edhe një person që di t’i respektojë sportistët e kalibrit të tij; dmth kampionët e disiplinave të tjera sportive.

Prova më e mirë e kësaj është dhurata që Triple H i bëri Ljuis Hamilton duke qenë në rolin e Shefit Operacional të WWE dhe bëhet fjalë për Brezin e Kampionit të kësaj kategorie sportive. Vetë Triple H e konfirmoi këtë nëpërmjet një postimi në Twitter duke theksuar se shpreson të takojë Hamilton, 4 herë kampion bote në Formula 1 në Abu Dabi ku do të zhvillohet edhe një tur i WWE ne datat 7 dhe 8 dhjetor.

Brezi që iu dhurua Hamilton ka në të logon që shfaqet edhe në kaskën e pilotit britanik gjatë garave si dhe numrin 44 të makinës së tij.

sfidanti.al