Reali i Madridit është i interesuar seriozisht për shërbimet e yllit të Mançester Sitit, Rahim Sterling, ndërkohë që klubi “mbretëror” do të dërgojë skautët e vet që të ndjekin ndeshjen Angli-Spanjë që do të luhet më 8 shtator.
Sterlingu, në fakt, sipas kontratës, do të duhet që të luajë edhe dy vite me Sitin, por bisedimet e fundit mes kryesisë së “qytetarëve” dhe sulmuesit 23-vjeçar anglez nuk shkuan mirë, njofton Skaj Sporti, duke shtuar se, në ndryshim nga ai, Kevin De Bryjn, Fernandinjo dhe David Silva i vazhduan kontratat me klubin “qytetar”. Sipas mediumit të mësipërm, Sterlingu nuk e pranoi ofertën e fundit financiare që i propozoi Siti.
Reali po e ndjek me vëmendje situatën dhe do ta ndjekë edhe më shumë, ndërkohë që njerëzit e presidentit Florentino Perez janë gati që të hyjnë në kontakt me agjentët e sulmuesit shkëlqyer të Sitit, duke qenë se Sterlingu verën tjetër do të hyjë në vitin e fundit të kontratës.
Sfidanti.al