Xhenaro Gatuzo njihet mirë për temperamentin e tij inkadeshent, të cilin ai nuk mungon ta shprehë edhe pse tani është trajner i Milanit. Ky trajner italian, në disa raste, reagon në mënyra të tilla, sa i le njerëzit me gojë hapur. Metodat e tij të “edukimit” janë të ndryshme nga të tjerët dhe këtë e pësoi në “kurrizin” e vet edhe mbrojtësi i ri i klubit kuqezi, Gabriele Belodi. Në fillim të këtij muaj, Milani luajti një ndeshje miqësore me Barceloën dhe fitoi 1-0, por në qëndër të vëmendjes mbas ndeshjes u gjend, pikërisht, ky mbrojtjes i ri.
Belodi, mbas ndeshjes, mori bluzën e portierit të Barcelonës, Mark Andre Ter Shtegen, me të cilën ai nisi të pozojë në mjediset e stadiumit, por dikush i erdhi nga mbrapa dhe e goditi me shuplakë. Ai ktheu kohën dhe pa trajnerin e vet të nxehur, Gatuzon!
Sfidanti.al