Sensacion: US Open hapet me një “mrekulli të zezë”..eleminohet super-raketa!

Turneu US Open mbeti pa raketën nr.1 të botës në konkurrimin për femra. Tenistja rumune, Simone Halep, e përfundoi pjesëmarrjen e saj në turneun e fundit Grand Slam të këtij viti qysh në raundin e parë, duke qenë se u eliminua nga Kaja Kanepi.
Simone Halep ishte favoritja kryesore që ta fitonte trofeun në US Open, por, tanimë, asaj nuk i mbeti asgjë tjetër, veçse të mbledhë plaçkat dhe t’i fusë nëpër valixhe, duke qenë se ajo humbi që në ndeshjen e parë. Tenistja estoneze 33-vjeçare, Kaja Kanepi, bëri një sensacion të vërtetë, kur mundi relativisht lehtë 2-0 (6-2, 6-4) Halepin.
Për herë të parë në historinë e turneut US Open, raketa nr.1 e botës eliminohet që në raundin e parë të këtij turneu të madh.
Sfidanti.al