Diego Kosta tek Milani? Do mbahet mend si dhuratë nga Konte

Një nga lojtarët kryesorë të Celsit, Diego Kosta, bëri të ditur, mbrëmë, se ai do të largohet nga Celsi që, sikurse dihet, sezonin e fundit, u shpall kampion i Premier Ligës angleze. Kosta vuri në dukje se ai do të largohet nga Celsi, pasi ka marrë vesh se trajneri Antonio Konte nuk e do atë në ekip, pasi i ka derguar nje sms lamtumire. Ndërkohë, u përhap edhe lajmi tjetër se në Milano kanë nisur bisedimet për angazhimin e këtij sulmuesi efeikas spanjoll-brazilian.

“Skaj Sporti” njofton se, në fakt, agjenti i Kostës, Zhorge Mendesh, ka disa kohë që ka kontaktuar njerëzit kryesorë të Milanit për transferimin e Diegos. Drejtorët e Milanit, Marko Fasone dhe Masimiliano Mirabeli, u takuan, në Kardif, para ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve, me agjentin Mendesh, ndërsa ata do të takohen përsëri deri në fund të kësaj jave. Milani, në realitet, sikurse njoftohet, interesohet për tre lojtarë që janë klientë të Zhorge Mendeshit, Diego Kostën të Celsit, sulmuesin e Portos, Andre Silva, dhe mesfushorin e Realit të Madridit, Hames Rodrigez.

Sfidanti.al