De Gea, asnjë hap më shumë nga “Old Traford”

David De Gea pritet të vazhdoj kontratën me Manchester Unitedin dhe sirenat e largimit sikur bien.

Sipas tabloidit britanik, The Sun, Manchester United është i gatshëm të aktivizojë opsionin për vazhdimin e kontratës së David de Gea për një vit duke larguar interesimin nga Real Madrid.

De Gea i cili ka kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri në vitin 2019, ishte afër transferimit në Santiago Bernabeu në shtator të vitit 2015. Por, tani pritet të vazhdojë edhe për një vit me rritje rroge

Ish portieri i Atletico Madridit pritet të nënshkruajë kontratë të re në ekipin nga ‘Old Traffrod’ deri më 2020 me vlerë prej 200 mijë funtesh në javë.