Bejli nuk ka talent si pacient, misioni i tij është në fushë

Gareth Bale mezi po duron ditët e pacinetit dhe është gati t’i rikthehet fushës sa më parë.

Zinedine Zidane dhe tifozët e Real Madridit kanë marrë një lajm të mirë nga ylli i skuadrës, Gareth Bale.

Ish mesfushori i Tottenhamit është afërsherimit dhe mezi pret t’i rikthehet fushës më herët sesa është menduar.

“Kycin po e ndjej se e kam me mire çdo ditë dhe po ndihmohem nga djemtë të cilët kanë thyer rekordin spanjoll”, ka shkruar Bale në Tëitter.

Bale ishte lënduar në nëntor të vitit të kaluar në ndeshje mes Sportingut dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve.