Drejtuesit e skuadrës së Milanit kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri dhe kanë një liste.
Marco Fassone, menaxher i përgjithshëm i Milanit, dhe Massimiliano Mirabelli, drejtor sportiv, do ta nisin një turne në Francë, Belgjikë dhe Gjermani për t’i vëzhguar disa lojtarë të rinj.
Sipas Corriere dello Sport, rossonerët do të vëzhgojnë nga afër këta lojtarë: Vincent Koziello (Nice), Youri Tielemans (Anderlecht), Sebastian Rudy (Hoffenheim), Christoph Kramer e Mahmoud Dahoud (Borussia Monchengladbach).