Dashuria per Conten; parrulla admirimi në qiellin e Londrës

Në vitin e tij të parë te Chelsea, Antonio Conte diti të fitojë plotësisht zemrën e tifozëve. Kjo dashuri e zjarrtë e tyre për trajnerin Italian u duk edhe ditën kur u zhvillua ndeshja gjysmëfinale e FA Cup me Tottenhamin e fituar 4-2 nga Blutë e Londrës. Mbi Wembley, ku u luajt përballja u shfaq një avion i shoqëruar nga një banderolë gjigande ku shkruhej: Antonio! Antonio!. Një mënyrë kjo e vecantë për të treguar të gjithë vlerësimin dhe afeksionin për këtë trajner që po i jep mundësi Chelseat që të përjetojë një sezon fantastik.

Sfidanti.al