Chelsea, apeli i Antonio Contes: Duhen më shumë blerje

Antonio Conte vazhdon të kërkojë përforcime nga drejtuesit e Chelseat. Trajneri italian nuk është ende i kënaqur me ekipin e tij në prag të sezonit të ridhe për këtë arsye ai dëshiron të ketë të tjerë emra në skuadër. ‘Ka shumë rëndësi përmirësimi i skuadrës-tha Conte në prag të ndeshjes së Superkupës së Anglisë me Arsenalin-nuk kemi në dispozicion  mjaftueshëm futbollistë. Mendoj se  një blerje e vetme nuk është e mjaftueshme për të bërë një ekip më cilësor. Na duhen lojtarë të tjerë, sigurisht jo një si Neymar, por gjithsesi cilësorë’.

sfidanti.al