Kristiano Ronaldo doli para gyqit spanjoll, pasi është akuzuar se ka fshehur pagimin e taksave me vlerë disamilionëshe, ndërkohë që ai u përpoq që të shmangte përfaqësuesit e shumtë të medias që kishin rrethuar gjykatën dhe që, në numrin e tyre më të madh, e kanë kritikuar lojtarin kryesor të Realit të Madridit. Sikurse është njoftuar tashmë, Ronaldo që akuzohet se ka fshehur 14,7 milionë euro që nuk i ka paguar si taksa, u pyet në gjykatë gjatë plot 90 minutave dhe, më pas, u largua menjëherë.
“Ajo gjë që i shqetëson ata (gazetarët), është shkëlqimi im. Insektet, gjithnjë, sulmojnë aty, ku ka më shumë shkëlqim dhe dritë”, shkroi Ronaldo në profilin e tij në Instagram.
Ronaldo tha në gjyq se nuk e ndjente veten aspak fajtor dhe se, nëse ai nuk do të quhej Kristiano Ronaldo, ai nuk do të ishte thirrur në gjyq.
Sfidanti.al