Ç’është kjo krizë e Rahim Stërlingut tek Mançester Siti?!

Është cilësuar si fytyra e re e Anglisë, ndërsa u shpenzuan shumë para për ta marrë nga Liverpuli. E ardhmja e Rahim Stërlingut cilësohej si e vendosur dhe e madhe, por tashmë në moshën e re 26-vjeçare sulmuesi është në krizë. Mediat britanike shkruajnë se futbollisti mund të ketë prishur raportin me Pep Guardiolën, ndërsa trajneri e ka lënë në stol, siç ndodhi ndaj Aston Vilës. Ai ka 9 ndeshje pa shënuar, ndërsa kjo koincidon me shkëlqimin e Fil Fodenit gjatë kësaj kohe. Pra ka 3 ndeshje nga 5 të fundit që Stërlingu nuk ka qenë në fushë. Ky është momenti kur duheh të fitohen trofetë, pra titulli kampion, Kupa e Ligës dhe Championsi, dhe sulmuesi shpreson që Guardiola ta kthejë sërish vëmendjen tek ai. Gjithsesi, opinionistët thonë se futbollisti duhet të provojë se është ende në ato nivele ku ka qenë, madje edhe më lart.

Sfidanti.al