Çelsi, Abramoviç refuzon oferten faraonike per klubin londinez

Roman Abramoviç refuzoi nje oferte faraonike te ardhur ne zyrat e tij per shitjen e klubit. Lajmi behet i ditur nga tabloidi britanik ‘Daily Mail’ sipas te cilit, oferta ne fjale arrin me 2 miliarde Paund dhe pas saj qendron njeriu me i pasur ne Britanine e Madhe, Xhim Retklif, pasuria e te cilit vleresohet deri ne 21.05 miliarde Paund, shifer qe eshte 2 here me e larte se pasuria e vete Abramoviç qe eshte 9.3 miliarde Euro.

Retklif eshte nje tifoz i Mancester Junajtid, por prej kohesh ka qene vazhdimisht i pranishem ne Stamford Bridge. Biznesi i tij eshte me sektorin e naftes dhe kompania qe zoteron ‘Ineos’ ka 18500 te punesuar ne 22 vende.

Abramoviç qe e bleu Çelsin me vitin 2003 per 140 milione Paund e refuzoi oferten e Retklif per Blute e Londres per nje motiv te thjeshte; manjati rus nuk ka ndermend te shese Çelsin pavaresisht problemeve me qeverine britanike me kete te fundit qe i mohoi te drejten e rinovimit te vizes duke e shtyre Abramovic te marre pasaporte izraelite.

Sfidanti.al