Manchester United shpenzoi 790 milionë euro me Sir Alex Ferguson nga viti 1986 deri në vitin 2013. Nga viti 2013, kur Ferguson u largua, “Djajtë e Kuq” kanë shpenzuar 733 milionë euro, vetëm 57 milionë më pak.
Manchester Unitedi ka vazhduar me shpenzimet marramendëse në merkato edhe këtë verë..
Pas Victor Lindelöf, që u transferua për 35 milionë euro, “Djajtë e Kuq” kanë siguruar edhe shërbimet e Romelu Lukaku, i cili u kushtoi 85 milionë euro.
Që nga viti 2013, kur Sir Alex Ferguson u largua nga klubi – United ka shpenzuar shifra marramendëse në merkato, 733 milionë euro, duke blerë 21 lojtarë.
Besoni apo jo, nga gjatë qëndrimit të Ferguson, “Djajtë e Kuq” kanë shpenzuar 790 milionë euro për 27 vjet, teksa pas largimit të tij, pas katër vjetëve, United tashmë ka shpenzuar 733 milionë euro.
Pas Man United renditet Manchester City me 721 milionë euro, Chelsea 491 milionë euro, Juventus me 481 milionë dhe PSG 462 milionë