Romeo Bekam, djali i ish-futbollistit të njohur anglez Dejvid Bekam zhvilloi një seancë stërvitore me raketën nr.11-të të botës, bullgarin Grigor Dimitrov që e vlerësoi lart potencialin e të birit 14-vjeçar të ish-kapitenit të përfaqësueses së Anglisë. “Ai është një djalë, me të vërtetë, i talentuar, Ai nuk ka shumë kohë që luan tenis, por duket se ai ka potencial të madh”, sjell fjalët e tenistit më të mirë bullgar shërbimi i shtypit të Uimbëlldonit. Në raundin e parë të turneut të Uimbëlldonit, Dimitrovi mundi 3-0 (7-6, 6-2, 6-2) me sete argjentinasin Diego Shvarcman.
Sfidanti.al