E paparë: Medvedev i hedh monedhë metalike gjyqtares së ndeshjes!

Tenisti rus, Danill Medvedev, që në raundin e parë të Uimbëlldonit, i befasoi të gjithë, duke eliminuar që në raundin e parë raketën nr.5 të botës, zviceranin Sten Vavrinka, mbas humbjes në raundin e dytë nga Ruben Bemelmansi, fillimisht, e përshëndeti gjyqtaren kryesore të ndeshjes, Mariana Alvesh, ndërsa, më pas, nxori tri monedha metalike nga kuleta e tij dhe njerën prej tyre e hodhi në drejtim të gjyqtares portugeze që konsiderohet si një nga arbitrat më të mirë të tenisit në botë.

Duhet të vihet në dukje se Medvedevi, gjatë të gjithë ndeshjes, hynte në duele verbale me gjyqtaren Alvesh. Mbas gjestit të lartpërmendur disi të pashembullt, tenisti rus deklaroi se ai nuk kishte ndërmend që të shprehte ndonjë insinuatë se gjyqtarja ishte blerë! Ai e pranoi se kishte gabuar dhe kërkoi falje. Sidoqoftë, pritet reagimi i organizatorëve të turneut në fjalë që, ka shumë mundësi, ta dënojnë tenistin rus.

Sfidanti.al