Kristal Pallasi me qepë kundër parazitëve në “Selhurst Park”!

Me siguri që këto ditë nuk duhet të shkohet në stadiumin e Kristal Pallasit, “Selhurst Park”, pasi ai i gjithi bie era qepë, pasi, kështu, ka vendosur kryesia e këtij klubi që t’i luftojë parazitët që kanë sulmuar fushën e stadiumit të lartpërmendur. “Selhurst Parku” ka disa kohë që ka probleme të mëdha me këta parazitë mikroskopikë që gërryjnë rrënjet e barit të fushës, kështu që administrata e klubit vendosi që ta spërkasë fushën me një lëng special, të përgatitur nga qepa, një mjet që e ka treguar veten se është efikas në luftën kundër parazitëve.

“Mendoni sesa qepë mund të keni ju në shtëpi dhe shumëzojeni atë sasi me 100! Kaq qepë kemi përdorur ne në fushën tonë. Mund t’ju duket qesharake, por, megjithatë, eshtë mjaft efikase”, thotë njeriu përgjegjës për mirëmbajtjen e fushës së “Gudison Parkut”. Kristal Pallasi, sezonin e ardhshëm, do të ketë trajner të ri, Frank de Bur.

Sfidanti.al