Aston Vila shpenzon gati si Reali, ja pse Premieri është numri 1!

Padyshim çdo kampionat i fortë ka skuadrat e veta të mëdha, dhe nuk mund të bëhen të dyta si Reali apo Barcelona. Po ashtu, kush e njeh lavdinë e Bajernit apo Juventusit, por gjithsesi Premier Liga angleze mund të mburret me diçka që nuk e kanë të tjerët. Shifra e lartë e së drejtës televizive, dhe shpërndarja më e barabartë në krahasim me ligat e tjera të forta, bën që të ketë rivalitet të madh.

Kjo duket qartë tek fakti që Aston Vila, një ekip i rikthyer këtë sezon në Premier Ligë, i lejoi vetes të shpezonte shumë për të marrë lojtarë, aq sa doli me një humbje prej 140 milionë paundësh stërlina, apo rreth 165-170 milionë euro. Kjo do të thotë se Vila është klubi i dytë në Europë me humbjet më të mëdha në transferimet, pas Realit të Madridit që doli me humbje prej rreth 175 milionë eurosh. Kjo na kujton Leisterin e Klaudio Ranierit, që doli kampion i Anglisë edhe falë zotësisë së trajnerit italian, por edhe për shkak të shpenzimeve prej mbi 150 milionë paundë stërlinash që e lejuan të ndërtonte një skuadër të fortë.

Sfidanti.al