Kurrën e kurrës nuk do të lejojë që ylli i tij të shkojë në një klub rival në Premier Ligë. Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, është i vendosur që të bllokojë çdo tentativë të Aleksis Sançezit për t’u larguar nga “Emirejts”, por për të mbetur në kampionatin anglez. Venger nuk mund të pranojë dobësimin e ekipit të tij dhe njëkohësisht forcimin e një rivali.
Mançester Siti e Çelsi janë përfolur si kandidatë, madje të gatshëm të paguajnë deri në 55 milionë euro për kartonin e sulmuesit nga Kili, kontrata e të cilit përfundon vitin e ardhshëm. Venger po bën çmos që Sançez të rinovojë, por nëse kjo nuk ndodh, Arsenali do të jetë i detyruar “t’i japë duart” futbollistit. Për fat, Bajerni i Mynihut është një nga klubet e mëdhenj që mund ta paguajë shifrën e 55 milionë eurove.
Sfidanti.al