U tregua një njeri me karakter duke mos prekur fundin moralisht. Antuan Grizman vendosi t’u thoshte “jo” ofertave dhe të rinovonte me Atletikon e Madridit deri në vitin 2022, duke i bërë të lumtur tifozët bardhekuq. Sulmuesi francez, gjithsesi, ka menduar edhe për një ndryshim në të ardhmen, pasi është kujdesur që klauzola e largimit të mos jetë më e lartë se më parë.
Cilido klub që do të dojë ta marrë, do të duhet të paguajë të njëjtën shifër si tani, 100 milionë euro, dhe kjo mund të vlejë vitin që vjen apo pas dy vjetësh. Për momentin, Grizman refuzoi largimin edhe pse Mançester Junajtid, por edhe klube të tjerë ishin të interesuar për të. Dënimi i FIFA-s për Atletikon mbeti në fuqi, dhe spanjollët nuk munden të blejnë lojtarë të tjerë, ndaj edhe Grizman vendosi të mos largohej.
Sfidanti.al