Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është shprehur i keqardhur për vendimin e Xhani De Biazit për t’u larguar si trajner i Shqipërisë, në fund të eleminatoreve të Botërorit. “Më vjen keq, – ishin fjalët e Dukës në një komunikim telefonik me abc neës-in, – kemi punuar bashkë për një kohë të gjatë dhe kemi pasur suksese”. Gjithsesi, Duka nuk pranon akuzën e italianit se ai nuk pati besim tek ai. Presidenti u shpreh se, nëse nuk do të kishte pasur besim, asgjë nuk e ndalonte që ta shkarkonte. Po ashtu, numri 1 i Federatës, u shpreh se ka besim tek De Biazi përderisa i ka lënë në dorë kombëtaren. “Si mund t’ia lë dikujt në dorë dashurinë e jetës, kombëtaren, pa pasur besim tek ai”, theksoi presidenti.
Sfidanti.al