Pak javë më parë ishte në prag të shkarkimit, aq sa kompanitë e basteve e kuotuan në shifra minimale largimin e tij nga Çelsi.
Por sot, Antonio Konte është emri që ka bërë të harrohet Jose Mourinho në Stamford Bridge.
“Blutë” e drejtuar prej tij shkatërruan 5-0 Evertonin ditën e shtunë duke siguruar fitoren e pestë radhazi dhe duke marrë në 11 javët e para të kampionatit 25 pikë në total.
E gjitha kjo e ka ngjitur Çelsin në vendet e para të Premier Ligës dhe tifozët falenderuan teknikun e tyre duke thërritur në këmbë emrin e tij.