U bë numri 1 i historisë kur vjen puna te golat me kombëtaren. Harri Kejn e arriti njërin nga qëllimet e tij, për të qenë rekordmeni i golave tek Anglia, rekord të cilin padyshim do ta shtojë më tej, ndërsa ekipi kombëtar e nderoi. Trajneri Garet Sauthgejt i dorëzoi kapitenit një pllakat kur në kornizë ishte vënë pikërisht Kejni, me fotot e tij dhe me shënimet për rekordin. Tashmë, sulmuesi kryesor anglez do të synojë të fitojë trofe me “tre luanët”. Ndërsa arriti në gjysmëfinalen e Botërorit në 2018, në finalet e Europianit 2020 dhe në çerekfinalen e Kupës së Botës në Katar.
Sfidanti.al