Massimiliano Allegri po konsiderohet si zëvendësues i mundshëm i Arsen Wengerit, nëse ky i fundit largohet nga Arsenali
Nëse Arsen Wenger largohet nga Arsenali, në fund të sezonit, drejtimin e ekipit londinez pritet ta drejtoj strategu italian, Massimiliano Allegri, i cili aktualisht është në krye të Juventusit.
Tabloidi britanik, Daily Star, ka publikuar formacionin me të cilin do të luante Allegri, nëse e merr drejtimin e Arsenalit, përcjell Express.
Ai pritet të luaj me sistemin 4-2-3-1, të cilin e përdorë edhe në Juventus. Ky do të jetë një lajm i mirë për Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin, pasi bëjnë pjesë në formacionin e titullarëve