Portieri i Melburn Sitit, Din Buzanis, i cili për pesë sezone ishte pjesë e Liverpulit, është denjuar ashpër nga Liga e Australisë. Pezullimi prej pesë ndeshjes ka ardhur pas një incidenti me ish-sulmuesin e Kombëtares tonë, Besart Berisha. Portieri grek u debatoi ashpër me futbollistin kosovar në një moment të takimit, madje e ka fyer rëndë atë, duke I thënë “fucking gypsi” (gabel i ndyrë), gjë që nuk i ka shpëtuar relacionit të gjyqtarit.
Buzanis ka kërkuar falje, por kjo nuk ka mjaftuar dhe dje, Komisioni i Disiplinës së Federatës Australiane të Futbollit ka vendosur që 26-vjeçari të dënohet me pesë ndeshje pezullim. Dënim të njëjtë mori edhe sulmuesi i njohur në arenën evropiane, Tim Kahill i cili u ndëshkua me të kuq, ky i fundit pasi debatoi me gjyqtarin Kris Beth.
Sfidanti.al