Alarm në Angli: Siti e Liverpul, duket sikur keni nisur pushimet!

Virgil Van Dajk e Alison bënë gabime të panatyrshme, që sollën humbjen e kampionëve, ndërsa kritikat dhe mediat patën punë me dy skuadrat kryesore. Pak rëndësi pati dallimi që Liverpuli u mund dhe që Mançester Siti fitoi, sepse “emëruesi” doli i përbashkët: Të dy gjigandët duket sikur kanë filluar pushimet para kohe.

Liverpuli gaboi disa herë ndaj Arsenalit, humbi 1-2, dhe humbi shansin historik për të thyer rekordin e 100 pikëve në një kampionat arritur nga Mançester Siti i Pep Guardiolës. Nga ana tjetër, Siti vetë mund të humbasë më shumë, sepse është ende në garë për Championsin. Fitorja 2-1 ndaj Bornmuthit ishte e cilësisë së dobët, dhe “qytetarët” mezi u mbajtën edhe pse kishin shënuar shpejt dy gola, në 6’ me David Silvën dhe në 39’ me Gabriel Zhezusin. Miqtë luftuan deri në fund, dhe paralajmërimi për Guardiolën ishte se duhet të zgjohet nga gjumi, ndryshe Reali mund ta eleminojë skuadrën e tij.

Sfidanti.al