Victor Osimhen shumë shpejt do të jetë futbollist i Napolit. Konfirmimi vjen direkt nga Drejtori i Përgjithshëm i Lille, Marc Ingla në një intervistë për të përditshmen franceze L’Equipe’.
‘Jemi në fazën përfundimtare të tratativave-tha Ingla-futbollisti e bëri zgjedhjen e tij, na vjen keq që e shohim atë të largohet, por duhet të jemi të ndërgjegjshëm për situatën e merkatos. Për të dhe familjen e tij, kjo mund të jetë një mundësi e shkëlqyer’
Lille do të përfitojë nga shitja e futbollistit 50 milionë Euro së cilës i shtohen edhe 10 milionë Euro të tjerë në formën e bonuseve, ndërsa në krahun tjetër, për Napolin, Osimneh bëhet futbollisti më i kushtueshëm në historinë e tij.
Sfidanti.al