La Liga, Tebas vijon sulmet ndaj Man.City: Të gjithë e dinë që theu rregullin e Fair Play Financiar

Javier Tebas, presidentit të La Ligës, nuk i del ende e keqja pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për të hequr dënimin ndaj Manchester City me përjashtim nga kompeticionet e UEFA në dy sezonet e ardhshme. Në orët e fundit kreu i Ligës Spanjolle të Futbollit e shtoi dozën e akuzave ndaj skuadrës së Pep Guardiolës.

‘Të gjithë e dinë që Manchester City ka thyer rregullat e Fair Play Financiar-tha Javier Tebas-CAS ka treguar që nuk është në lartësinë e duhur; kur u dënua nga UEFA askush nuk u habit në ambientin tonë të punës. Ishte thuajse një ndjenjë drejtësie ndaj këtyre klubeve, ashtu si Paris Saint Germain’.

Në ditët e kaluara, nuk ishin të paktë ata që dolën kundër këtij vendimi të CAS dhe mes tyre ishin edhe dy trajnerët, Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho.

‘Do të më pëlqente të shihja dokumentin zyrtar-vijoi Tebas-kur t’ia dal mbanë do t’I shpreh bindjet e mia Guardiolës. Manchester City, në 5 vitet e fundit është skuadra që ka shpenzuar më shumë bashkë me Paris Saint Germainin dhe nuk i kanë bërë me burimet e tyre sic bën përshembull Manchester United. I bëjnë me petrodollarët, me paratë e fituara falë naftës së pronarëve nga Emiratet e bashkuara Arabe’.

Sfidanti.al