Pas disfatës historike në kompeticionet evropiane, premier League shpreson të sistemojë gjërat dhe të kthehet e këndshme në tokën e vet. Që është kampionati më i pasur dhe më stimulues i kontinentit është shumë e qartë, por përtej kufijve të paktën për këtë sezon Premier League ishte zhgënjyese.
Ai që është i detyruar të nisë fort sezonin e ri është Liverpooli, skuadra kampione në fuqi që në javën e parë do të ketë përballë Leedsin e Marcelo Bielsës që sapo është ngjitur në kategorinë më të lartë të futbollit anglez. Është një përballje brezash mes dy trajnerëve që kanë përmirësuar kulturën futbollistike në dekada të ndryshme
Në javën e dytë, Liverpool do të duhet të përballet me Chelsean që ka bërë revolucion në merkaton e transferimeve. Gjithnjë në javën e parë të sezonit të ri, në kalendar është edhe ndeshja mes Tottenham dhe Evertonit, një tjetër përballje e tensionit të lartë mes 2 trajnerëve me shumë eksperiencë; Mourinho dhe Ancelotti.
Skuadrat që nuk do të nisin kampionatin në 12-13 shtator janë dy skuadrat e Manchesterit, City dhe United që vijnë pas impenjimeve në Ligën e Kampioneve dhe Europa League. Ndeshjet respektive me Aston Villan dhe Burnley në fakt janë shtyrë.
Të tjera data për t’u shënuar në kalendar janë edhe ajo e 7 nëntorit ku në Etihad do të luhet Manchester City-Liverpool, fundjava e parë e shkurtit kur do të jetë Liverpool-Manchester City si dhe 12-13 dhjetori e 6-7 marsi kur do të luhen dy ndeshjet derbi mes Manchester City dhe Manchester United.
Sfidanti.al