Punë e madhe humbja, Gjasula me shiritin e lavdishëm të Hamburgut!

Sezonin që kaloi ishte mësuar të dilte në fushë si kapiten, veçse kjo që ndodhi tani është e një niveli tjetër. Klaus Gjasula vërtet do të luajë këtë edicion në Bundesligën e dytë, por këtë do ta bëjë me Hamburgun e madh, madje duke qenë edhe kapiten. “Mbreti i kartonëve” në Bundesligë, ra në sy me shiritin në krah në ndeshjen ndaj kampiones së Danimarkës, Midjuland (Midtjyland), të humbur 0-2. “Ky kundërshtar erdhi pak si shpejt për ne, – tha Gjasula më pas, – por, pati skena të mira nga ana jonë. Do të na duhet edhe shumë punë për të qenë gati për sezonin e ri”. Gjasula pati rolin e kapitenit në një nga skuadrat më të shquara të Gjermanisë, rol në të cilin shkëlqenin Uve Zeleri, Peter Nogli, Manfred Kalc, Kevin Kigan, Feliks Magat apo Horst Hrubesh.

Sfidanti.al