Napoli, Petagna pozitiv me Covid 19; është në karantinë në shtëpi

Andrea Petagna është me Covid 19. Lajmi u konfirmua nga Napoli që thekson se futbollisti iu nënshtrua testeve mjekësore pas këshillave të mjekëve për shkak të pozitivitetit me coronavirus edhe të të vëllait. Petagna që është asimptomatik, nisi periudhën e karantinimit në shtëpi në përfundim të të cilës, pasi të dalë negative në testin pasues me tampon do t’i bashkohet skuadrës-theksohet në komunikatën e Napolit

Napoli do të nisë grumbullimin ditën e hënë në Castel Di Sangro dhe steërvitja e parë në Abruzzo është parashikuar të zhvillohet pasdite. Më pas skuadra do të largohet në 4 shtator për t’u kthyer në Castel Volturno në ditët në vijim për të përgatitur sezonin e ri të Serie A që do të jetë në 19 shtator

Andrea Petagna është një ndër blerjet e reja të Napolit që e siguroi shërbimin e tij që në janar nga SPAL, por që e la te kjo skuadër me huazim deri në mbylljen e sezonit me Spal që ra në Serie B, ndërkohë që Napoli pagoi 16.5 milionë Euro për kartonin e futbollistit.

Sfidanti.al