Premier League, Man.United fitore me zemër në dorë ndaj Brightonit

Manchester United arriti të marrë 3 pikë ndaj Brightonit në kampioonatin anglez teksa e mundi 3-2, por për Djajtë e Kuq kjo ishte një fitore me zemër në dorë në një ndeshje ku padyshim Brightonit meritonin dicka më shumë.  Dhe në fakt ishte skuadra e ‘Seagulls’ që mori avantazhin në minutën e 40 me golin e Maypay. Por pas 3 minutave, Manchester United barazoi falë autogolit të Dunk që gaboi për shkak të presingut të Maguire

Në fillimin e pjesës së dytë Rashford bëri që skuadra e Solskjaer të përmbysë gjithcka dhe të marrë kryesimin në rezultat 2-1. Minutat e fundit të sfidës ishin vërtet nga ato që të bëjnë me zemër. Brightoni që kërkoi me ngulm golin e barazimit arriti ta gjejtë atë në minutën shtesë me March, por shumë shpejt në favor të Manchester United u akordua një 11 metërsh që u shndërrua në  gol nga Bruno Fernandes duke dekretuar në këtë mënyrë fitoren e parë të Manchester United në këtë sezon të ri të Premier League.

Sfidanti.al