Sa u dënua televizioni në Shqipëri, aq bie Juvja sot në Serinë B!

Vite më parë, një shef i AMA-s tregonte me mburrje se i kishte vendosur gjobë ish-pronarit të Top Channelit, Dritan Hoxha. i pyetur më vonë, nëse kjo gjobë me vlerë 1.5 milionë euro (siç u tha) a ishte paguar apo jo, vetë shefi pranoi me gjysmë zëri se nuk ishte paguar. Sot në Itali ka dalë një shef që kërkon t’i bëjë “gjëmën” Juventusit, konkretisht të propozojë zbritjen e kampionëve në Serinë B. Këtë e thotë Marko Donzeli presidenti kombëtar i CODACONS (Koordinimi i Shoqatave për Mbrojtjen e Mjedisit, të përdoruesve dhe konsumatorëve të Italisë), dhe ai kërcënon lidhur me rastin e Luis Suarezit. Nëse do të vërtetohet se Juventusi ka gisht në provimin e gjuhës italiane të futbollistit, që cilësohet si mashtrim, Donzeli do kërkojë zbritjen nga kategoria, pasi siç thotë, kështu shkruhet në rregullore. Pak besohet të bëhet një gjë e tillë, ndërsa i vetmi rast kur u dënua Juvja ishte në 1996, por ishte skandali i “Kalçopolit” që tronditi futbollin italian, jo një provim gjuhe.

Sfidanti.al