Prapaskenat e cështjes Neymar: Rakitic e Todibo pranuan PSG, por jo Dembele

Barcelona dhe Paris Sën zhermen vazhdojnë bisedimet mes tyre për të zhbllokuar cështjen e kthimit të Nejmar në Camp Nou. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja franceze ‘L’Equipe’, 2 prej futbollistëve që ishin të përfshirë në këto tratativa e kishin pranuar kalimin te kampionët e Francës për t’u shkëmbyer me sulmuesin brazilian. Bëhet fjalë për Ivan Rakitic dhe Zhan Kler Todibo, ndërkohë që në listën e lojtarëve që do të shërbenin si monedhë këmbimi ishte edhe Osman Dembele. Por ky i fundit pavarësisht edhe ndërhyrjes së Tuhel për ta bindur, refuzoi të lërë Barcelonën.

vetë Drejtori Sportiv i paris Sën Zhermenit, leonardo konfirmoi pas ndeshjes mes Paris sën Zhermenit dhe Metz se nuk ka asnjë akord me Barcelonën për Nejmar dhe se gjithcka varet pikërisht nga klubi katalanas. në të njëjtën kohë ai pranoi se situata është e komplikuar pasi qëndrimi i lojtarit dhe klubit është i qartë duke shtuar se afati për zgjidhjen e kësaj është është 2 shtatori kur mbyllet edhe merkatoja e transferimeve

sfidanti.al