Pogba I trishtuar; kërkon largimin nga Mancester Junajtid në janar

Pol Pogba nuk është I lumtur në Mancester dhe synimi I tij është që të braktisë Mancester Junajtid në sesionin e ardhshëm të merkatos. Është I sigurt për këtë tabloidi britanik ‘The Sun’ sipas të cilit kjo dëshirë e francezit për t’u larguar nga Old Trafford I rrit shpresat Realit të Madridit që e kërkoi me ngulm gjatë kësaj vere, por që në fund nuk ia doli dot që të sigurojë shërbimin e Pogbasë, që gjithsesi duket se nuk është dorëzuar.

Tabloidi britanik thekson gjithashtu se Pogba nuk ka aspak ndërmend që të rinovojë kontratën me mancester Junajtid që I skadon në vitin 2021. Pas fitores së Botërorit me Francën, objektivi I Pogbasë u bë triumfi në Ligën e Kampioneve dhe aktivizimi në Europa League është frustruese për të, kështu që qa ai do të kërkojë që në pjesën e dytë të sezonit të shkojë në një klub që është në gjendje që të luftojë për triumfin final të Champions League

Ky faktori dhe prania e Zidane në stolin e Realit të Madridit, bëjnë që Los Blancos të jenë destinacioni I ankthshëm I mesfushorit të Mancester Junajtid. ‘The Sun’ thekson gjithashtu se Pogba është I zhgënjyer edhe me trajnerin Solskjaer, I cili e bindi që të qëndrojë duke I premtuar një projekt fitues, por që nuk po ndodh. Gjithsesi, pavarësisht këtyre faktorëve, për Realin e madridit nuk do të jetë e lehtë që të arrijë te Pogba, kjo për faktin se Mancester Junajtid e vlerëson kartonin e mesfushorit 200 milionë Euro dhe për momentin nuk ka ndërmendë që të zbusë pretendimet e tij.

Sfidanti.al