Hetimet për ultrasit e Juventusit; 38 persona përjashtohen për 10 vjet nga stadiumi

Ultrasit e Juventusit të përfshirë në operacionin ‘Last Banner’ do të duhet të qëndrojnë jashtë stadiumeve dhe evenimeneteve të ndryshme sporrtive për 10 vjet.  Është ky vendimi I Kuestorit të Torinos Xhuzepe de Mateis që dha këtë dënim ekzemplar për 38 tifozë ultras të Zonjës së Vjetër., një ndëshkim ky që aplikohet për herë të parë

Hetimet, që zgjatën 1 vit, nisën nha një denoncim I vetë Juventusit në drejtim të të cilit kishin shkuar kërcënime dhe shantazhe, kjo për faktin se klubi torinez reduktoi disa nga privilegjet që u përkisnin tifozëve ultras përsa u përket biletave për në Juventus Stadium,dicka që nuk u pëlqeu aspak grupimeve ultras të bardhezinjve.

Në të njëjtën kohë ata kishin sajuar edhe kontestime të rreme si në rastin e Bonuccit në mënyrë që klubi të merrte gjobë. Operacioni policor ‘Last Banner’ nisi në 16 shtator dhe forcat e rendit ekzekutuan ndalimin e 12 liderëve të grupimeve ultras, 6 prej të cilëve janë në arrest me burg, ndërsa 27 të tjerë janë objekt denoncimesh.

Sfidanti.al