Shumë vite më parë Luis Figo u bë armiku numër 1 i tifozëve të Barcelonës pasi pranoi të dorëzonte shiritin e kapitenit dhe të shkonte tek … Reali i Madridit. Veprimi i portugezit besohet se i duket i pafalshëm trajnerit të Totenhemit, Maurisio Poçetino, i cili ka parime krejt të tjera në jetë, të paktën siç shprehet ai vetë.
“Unë nuk do të bëhem kurrë trajner i Barcelonës apo i Arsenalit, – tha ai, – sepse e dua shumë Totenhemin dhe nuk dua që të zhgënjej tifozët”. Në të vërtetë, lidhja me Totenhemin është vetëm Arsenali, ndërsa me Barcelonën duhet të jetë diçka tjetër. Sekreti zbulohet shpejt, pasi mediat spanjolle shkruajnë se Perez po mendon për Poçetinon, dhe se ky i fundit është admirues i Realit. Pra, Barcelona përjashtohet si mundësi për shkak të Madridit.
“Punoj këtu tek Totenhemi njëlloj sikur do të qendroj për gjithë jetën, por nuk i dihet të ardhmes, – thotë Poçetino, – sa për Barcelonën e Arsenalin, më mirë shkoj të punoj në punishten time në Argjentinë. Ky është vendimi im, nuk mund të bëhem trajner në disa skuadra të caktuara”.
Sfidanti.al