Njihet mirë sot mania e theksuar e trajnerëve për të bërë stërvitje në kushte izolimi të plotë. Pjesë e profesionalizmit, do të thoshte dikush. Dakord, kështu, por ndodh që planet tëtë prishen nga diçka e paparashikuar. Një ngjarje për të qeshur ndodhi në stërvitjen e Bajernit, në kompleksin në Zebener Shtrase (Saebener Strasse – Rrugën Zebener). Dy punëtorë kishin hipur në mjetin e tyre me vinç, dhe ishin ngjitur në kabinën e sipërme të vinçit, ndëra aty poshtë stërvitej Bajerni.
Në kohën që Hajnkes jepte udhëzimet dhe stërvitja vazhdonte e fortë, me skema taktike dhe dyluftime të fortë, njëri nga punëtorët mori celularin dhe nisi të filmonte. Mediat gjermane, me të qeshur, shkruan se “dy spiunë ishin në stërvitjen e Hajnkesit”. Nuk dihet nëse punëtorët qendruan deri në fund të stërvitjes, apo u lajmëruan që të largoheshin në kohë.
Sfidanti.al