Po Lukaku përse do të tërhiqet nga përfaqësuesja e Belgjikës?

Sulmuesi i Mançester Junajtidit dhe pjesëtari i përfaqësueses belge, Romelu Lukaku, tha se ai mund të tërhiqet nga kombëtarja e vendit të tij mbas kampionatit evropian më 2020. Në një intervistë që ai dha dje, Lukaku vuri në dukje se për vendin e tij në përfaqësuese ka një konkurencë të madhe dhe se ai do të mund t’ua lirojë vendin e tij futbollistëve më të rinj mbas dy vitesh,
“Mendoj se mbas kampionatit evropian 2020, unë nuk do të luaj më me përfaqësuesen e Belgjikës. Në fakt, unë akoma nuk e kam arritur majën. Futbollistët e rinj në përfaqësuesen tonë synojnë që të më zëjnë vendin, e shoh vetë sesa e madhe është konkurrenca, por unë nuk kam ndërmend që të dorëzohem. Ndoshta, mbas dy vitesh ata do ta kënë mundësinë që të më zëvendësojnë mua”, tha Lukaku.
Sfidanti.al