Më në fund marrëveshja u arrit, SMS-ja do të luajë për Milanin

Sipas lajmeve që vijnë nga Italia, Milani, më në fund, arriti që të merrej vesh me Lacion dhe pritet që, që sot, Sergej Milinkoviç-Saviç (SMS), të promovohet si anëtar i ri i klubit “kuqezi”. Futbollisti serb do të shkojë në “San Siro” si i huazuar për një vit, ndërkohë që klubi gjigant italian do të paguajë për të 40 milionë euro.
Sikurse bëhet e ditur, Milani, tanimë, ka porositur këto ditë kontrolle mjekësore për një lojtar, emri i të cilit mbahet sekret, por media është e sigurt se bëhet fjalë për SMS-në.
Drejtorët e klubit milanez, Leonardo dhe Paolo Maldini, sipas medias, kanë qenë shumë aktivë gjatë këtyre ditëve, një shenjë tjetër kjo e një transferimi të rëndësishëm të ardhshëm te Milani.
Sfidanti.al